Vllaznia pritet që të vijojë me mbrojtjen që mbylli sezonin e fundit. Pas Gurishtës që është në kontratë, rinovimit të Hakajt dhe Bulatoviç dhe afrimit të Dajan Shehit, drejtuesit duket se janë në pritje edhe për qendërmbrojtësin tjetër, Mevlan Adili.
Tashmë pritet edhe një përgjigje e Adilit për të vijuar bashkëpunimin, ku gjasat janë që ai të mos ndryshojë ambient edhe në sezonin e ri. Kështu, përveç rinovimit me mbrojtësit titullar të sezonit të shkuar, si Bulatoviç dhe Hakaj apo edhe afrimit të Shehit, pritet që repartit defensiv t’i shtohet një forcë tjetër me Mevlan Adili.
Tashmë, mbrojtësi pritet të kthehet sërish në Shkodër për të rinovuar kontratën dhe për të kontribuar me Vllazninë. Me sa duket, Adili nuk ka gjetur një marrëveshje me një ekip të huaj siç flitej dhe pritet të firmosë sërish për Vllazninë.
Në fakt, Mevlan Adili është edhe një prej titullarëve që Mirel Josa planifikon të ketë në qendër të mbrojtjes për sezonin e ri. Megjithatë, një gjë e tillë mbetet për t’u parë sërish në ditët në vijim, teksa pritet ndoshta edhe një konfirmim zyrtar se çfarë do të ndodhë, pasi akoma asgjë nuk është e sigurtë.
Maringlen ZHIVANI