Te merkuren duhet te luhet ne Velipoje ndeshja e kampionatit te kategorise se dyte, ajo ne me Ades vendase dhe Internacionalit, por ky takim nuk do te luhet ne kete fushe.

Arsyeja eshte e thjeshte dhe e vertetojne me se miri edhe fotot ilustruese te ketij shkrimi. Fusha sportive “Adriatik” e Velipojes eshte e permbytur nga uji.

Reshjet e shumta te shiut te rena ditet e fundit ne zonen e Shkodres kane krijuar probleme te medha edhe tek futbolli sepse disa prej fushave jane permbytur, por ne fakt ajo qe ka ndodhur ne Velipoje kete here, nuk ka ndodhur asnjehere me pare, te pakten keto 30 vitet e fundit.

Kete gje e ka bere te ditur edhe presidenti Alfred Pjetri i cili per “Shkodra Sport” do te shprehej: “Une te pakten prej 30 vitesh nuk mbaj mend qe fusha e Velipojes te jete permbytur ne kete menyre. Kjo e ben te pamundur luajtjen e ndeshjes kete jave dhe po shohim mundesine e shtyrjes se saj ose luajtjen e saj ne nje fushe tjeter”./SHKODRA-SPORT.COM/