Ne pritje te rikthimit te Dunges, te Vllaznia jane duke pare per nje tjeter sulmues afrikan dhe ne fakt ai ka mberritur tashme ne Shkoder dhe per disa dite do te testohet nga stafi teknik.

Karriera e tij duket e mire teksa ka luajtur me ekipe te njohura, nderkohe qe tashme kerkon te provoje fatin e tij edhe ne Shqiperi dhe do te tentoje te binde drejtuesit e saj per te firmosur nje kontrate.

Nje gje e tille behet e ditur nga vete klubi shkodran qe e ka publikuar kete lajm pak minuta me pare ne faqen e tij zyrtare.

Ja njoftimi i klubit shkodran:

Sulmuesi Salim Cisse, 1.85 i gjatë, nga Guinea ka mbërritur në Shqipëri dhe pritet të jetë përforcim i rradhës për kuqeblutë. Karriera e tij ka filluar në Portugali duke luajtur për Akademia de Combra në Premier Lige ku në 41 ndeshje ka shënuar 9 gola duke shënuar dy herë edhe në ndeshjet e Europa Leagues dhe më vonë karriera e tij do të vazhdonte në klubin e Sporting Lisbones.

Lojtari ka provuar të luaj edhe në Rumani dhe së fundmi në ekipin grek të AO Egaleos. Lojtari pritet të vihet menjëherë nën urdhërat e trainerit Brdariç i cili së bashku me stafin e tij teknik do të vlerësojnë në lidhje me vazhdimësinë e këtij lojtari tek Vllaznia.