Neymar arkëton në një sezon të vetëm te Paris Saint-Germain më shumë se çdo futbolliste profesioniste në shtatë kampionatet më të mira të futbollit, të kombinuara të gjitha bashkë. Sondazhi i përvitshëm i pagesave ka detajuar pabarazinë në pagesat sipas gjinive. Sulmuesi brazilian do të fitojë £32.9milionë te PSG për sezonin 2017-18. Rroga e tij vjetore do të mbulonte pagesat e plot 1,693 futbollisteve femra për kampionatet në Francë, Gjermani, Angli, USA, Suedi, Australi dhe Meksikë, madje me kusur të mbetur, pasi të gjitha bashkë do të paguhen në total £32.8 mln në vit.

Mesatarja e pagesës për një femër që luan në Super Ligën e Anglisë është £27,000, që përbën rreth 1% të pagesës së një futbollisti mashkull të Premier League. Skuadra franceze, Lyon, për të cilën luan mbrojtësja e përfaqësueses së Anglisë, Lucy Bronze, që është edhe skuadra që paguan më shumë në futbollin e femrave, ofron mesatarisht një pagë vjetore pre £145,000. E vogël është surpriza që futbollistët meshkuj paguhen shumëfish më shumë se koleget e tyre femra, pasi tërheqin turma më të mëdha tifozësh, më shuëm sponsor dhe rrjedhimisht më shumë oferta televizive.

© shkodrasport.com