Barcelona po i shfrytëzon ditët e karantinës prej “Coronavirus” për të çuar përpara operacione të planifikuara në merkato. Dhe ka bërë goditjen e parë, në këto kushte emergjence totale.
Klubi katalanas ka arritur marrëveshje me São Paulo në Brazil, që përkundrejt 1 milion eurove të bllokojë (prenotojë) kartonin e talentit Gustavo Maia, njofton “Marca”.
Blerja e lojtarit në fjalë nga Blaugrana-t do të bëhet detyrimisht në verë, sapo të hapet merkatoja. 19-vjeçari nuk ka debutuar ende me ekipin e pare brazilian, krahas Juanfran dhe Dani Alves, megjithatë vlerësohet me të ardhme të ndritur në futboll.
Marrëveshja paraprake parashikon që Barcelona t’i paguajë edhe 3.5 milionë euro të tjera São Paulo, për të pasur pastaj 70% të drejtave ekonomike të klartonit të tij.
19-vjeçari është një anësor cilësor, me një këmbë të djathtë fortë dhe finalizues mjaft efikas./telesport/