
Tepër entuziast dhe me të drejtë pas fitimit të titullit të dytë kampion të vendim me vajzat ka qenë edhe trajneri I ekipit të Adës, Fatmir Axhani. Ka qënë padyshim meritë e madhe e punës së tij dhe të shoqes- Havasë që ekipi I Adës është për të dytën herë me rradhë kampion i vendit. “Më duket se sa më shumë që shpallesh kampion aq më shumë më rritet kënaqësia. Jam tepër I kënaqur që puna e një viti, lodhja dhe djersa e një sezoni të tërë kurorëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Fitorja e këtij trofeu për herë të dytë më shton më shumë kënaqësinë që të vijoj të merrem me këtë skuadër. Nuk do ta ndërroja me asnjë skuadër tjetër as në superligë madje të qënurit teknik I ekipit të futbollit të vajzave të Adës, më sjell kënaqësi të jashtëzakonshme. është një grup I mirë vajzash me shumë prespektivë I kombinuar edhe me afrimet e bëra nga ana e presidentit Lazër Matija, pa investimet e të cilit kjo skuadër nuk do të ishte në këto nivele. Ka qenë ky person ideatori I këtij ekipi për të cilin ka kohë që investohet. Tani objektivat tona shkojnë më larg. Unë do të dëshiroja që me këtë grup lojtaresh me shumë perspektivë tani dhe me afrimet që z.Matija po bën nga viti në vit, ne të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze edhe në arenën ndërkombëtare. Me kalimin e viteve shpresojmë që edhe niveli ynë në arenën ndërkombëtare të pesojë një rritje dhe unë jam I bindur se do ndodhë. është kënaqësi të punosh me këtë grup vajzash dhe me një mbështetje totale të presidentit Lazër Matija dhe tani edhe të Komunës së Velipojës me në krye z. Pashko Ujka, të cilët kanë kthyer tanimë kokën drej ekipit dy herë kampion të futbollit të vajzave të Adës”, ka deklaruar mes emocionesh, tekniku kampion I Adës, Fatmir Axhani
www.shkodrasport.com