Presidenti I ekipit të futbollit të vajzave të Adës të Velipojës, Lazër Matija është shprehur tepër I kënaqur që ekipi I tij është shpallur për të dytin sezon me radhë kampione e vendit. “Jam tepër I kënaqur që kurorëzova një tjetër sezon të suksesshëm. është me të vërtetë një punë e madhe me tepër shpenzime, por kur në fund merr  frytet duket se gjithçka ka kaluar më lehtë se ç’ka qenë në realitet. Ka qenë një punë e madhe e nisur që nga stafi teknik me dyshen Fatmir e Hava Axhani, masazhatorin Arben Mlloja dhe vajzat e kësaj skuadre. Më vjen mirë që kam dal kampion dhe për më tepër me një skuadër që meriton notën më të lartë jo vetëm për punën që kryen, por edhe për disiplinën në stërvitje dhe jashtë saj. Kemi investuar shumë dhe për këtë faktet janë. Kemi investuar jo vetëm me lojtare cilësore, por edhe në bazë materiale dhe në kushtet që ekipi është stërvitur. Të gjithë këto kanë bërë që edhe rezultatet të mos mungonin. Tani objektivi jonë shkon më larg, të bëjnë një paraqitje sa më të mirë në kompeticionin e Ligës së Kampioneve. Të bëjnë një paraqitje më të mirë dhe të tregojmë se nga sezoni në sezon futbolli I vajzave po merr një hop më cilësor. Nuk kam sesi në fund të këtij prononcimi të lë pa falenderuar edhe kryekomunarin e Velipojës, Z.Pashko Ujka për mbështetjen që I kanë dhënë kësaj skuadre”, ka deklaruar presidenti I ekipit të Adës, Lazër Matija.

www.shkodrasport.com

Kapitenia e Ades Brilanta Kokiçi duke marre sot kupen.