Mëngjesi i sotëm ka qenë fatal për ish-futbollisten e Juban Danjës Kujtime Xherxhi. Ajo ka humbur jetën nga një aksident automobilistik. Një makinë që po lëvizte me shpejtësi, i ka marrë jetën asaj në moshën 24 vjeçare. Lajmi i hidhur sigurisht që i ka dëshpëruar së tepërmi drejtuesit e këtij ekipi, futbollistet e tij dhe në veçanti presidentin Ferdinand Jaku i cili ka npatur një kontribut jo të vogël në jetën e saj. Kujtimja, një vajzë e Shtëpisë së Fëmijës, kishte gjetur shumë ngrohtësi tek ky ekip dhe me të ka marrë pjesë edhe në kupën e parë në vitin 2007 që u pat zhvilluar në Sarandë. Në emër të këtij ekipi, presidenti Ferdinand Jaku duke qenë tepër i hidhëruar, gjen rastin që përmes gazetës sonë të thotë: “Pushofsh në paqe Kujtime”!

www.shkodrasport.com