Futbolli është sporti më popullor dhe më i dashur në gjithë Botën. Me qindra, mijëra apo miliona fëmijë në mbarë globin ëndërrojnë që të bëhen profesionistë në këtë fushë. Edhe në qytetin tonë ky sport është i dashur, ku Shkodra cilësohet si djepi i futbolli shqiptar. Jo vetëm me Vllazninë, një ndër ekipet legjendare të vendit, por edhe me shumë skuadra të tjera.

Një ndër ekipet që ka shpalosur një projekt seiroz dhe ambicioz në sezonet e fundit është Murlani. Një iniciativë krejtësisht private dhe pavarësisht se klubi ka vetëm 3 vite që ekziston, ka bërë gjëra pozitive. Në këto edicione shumë futbollistë të njohur, madje edhe ish të Vllaznisë kanë dhënë kontributin për këtë skuadër.

Por patjetër që përveç elementëve me eksperiencë, Murlani i ka kushtuar vëmendjen edhe elementit të prespektivës. Një ndër ta është edhe Bekim Muriqi. I vitlindjes 2002, djaloshi aktivizohet si sulmues krahu dhe po ashtu në rolin e mesfushorit me numër 10 në rradhët e skuadrës së Murlanit. Për Muriqin ka pozitivitet që mund të ngjisë akoma më tepër shkallët në karrierën e tij.

Ende pa i mbushur 21 vjeç, ai ka spikatur disa herë këtë sezon me Murlanin. Ku ka qenë në shërbim të shokëve të skuadrës me disa asiste, por pa mundur që ta gjejë golin personalisht.

Megjithatë kjo tregon se në Shkodër punohet seriozisht në çdo skuadër e patjetër do pretendosh që të ketë elementë premtues në çdo cep dhe në çdo skuadër të qytetit.
Endri ÇINARI