Sporti shqiptar ditën e sotme është në zi. Lajmi për ndarjen nga jeta të ish-arbitrit, Tomor Hoxha ka tronditur futbollin shqiptar. Ish-arbitri ka punuar për vite me radhë si vëzhgues i FSHF-së si dhe Drejtues i Kolegjiumit te Arbitrave Vlorë.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar te Futbollit”, duke i shprehur ngushëllime familjarëve.

“Dite e trishte per arbitrimin Shqiptar! Eshte ndare sot nga jeta z.Tomor Hoxha! Tomor Hoxha ka qene ish-arbiter, gjithashtu ka punuar per vite me radhe si vezhgues i FSHF-se si dhe Drejtues i Kolegjiumit te Arbitrave Vlore!

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar te Futbollit” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Hoxha, te afermve dhe miqve te tij. Prehu ne paqe Tomor Hoxha!”, thuhet në postim.