Futbollistët e skuadrës së Napolit e kanë festuar në një mënyrë të veçantë ditëlindjen e 25-te te kolegut te tyre te skuadres- Zhorzhinjo. Ata kanë organizuar “pizhama party” duke luajtur Boulling. Mbrojtësi Kulibali ka postuar një video së bashku me Mertens, duke treguar atmosferën e veçantë që është krijuar te futbollistët e të kaltërve. Skuadra e Sarrit është duke u përgatitur për sfidën e radhës ndaj Sampdorias, teksa lojtarët duhet të ruajnë kryesimin për ta mbyllur vitin 2017 si kampion dimri.