Në kampin shkodran ende nuk ka asnjë informacion se kur do të nisë stërvitja. Futbollistët janë të shpërndarë,dikush me pushim dhe të tjerë me angazhime të ndryshme, por të gjithë në pritje të një telefonate apo të një sms-je që do t’i njoftojë ata për të filluar stërvitjen. Një situatë disi e pakuptimtë në fakt. Drejtori sportiv Zeka pak ditë më parë deklaronte se stafi duhej të fillonte stërvitjen me 16 futbollistët që janë aktualisht nën kontratë.
Por vetë Cungu mesa duket nuk ka ndër mend ta bëjë një gjë të tillë pa marrë garancinë e vazhdimësisë së projektit të tij. Çka do të thotë se numri 1 i pankinës shkodrane është në pritje të një takimi me kryebashkiaken Ademi për të mësuar se çfarë Vllaznie do të ndërtojnë për sezonin e ri futbollistik.
© shkodrasport.com