Lojtarë nga vende të ndryshme Botës e kanë vizituar kampionatin tonë shpesh pas viteve 90. Nga çdo kontinent thuajse kanë ardhur futbollistë në Superioren e Shqipërisë, e disa prej tyre ndoshta edhe prej vende që e kanë shumë pak të zhvilluar futbollin, për të mos thënë në nivele amatore dhe erdhën për të bërë karrierë në Shqipëri.

Një prej emrave që ka qenë pjesë jo vetëm e kampionatit, por edhe e Vllaznisë është edhe Sergi Moreno. Sulmuesi i krahut nga Andorra që luajti për gjysmën e dytë të sezonit 2011-12 në rradhët e kuqebluve.

Por duke mos lënë asnjë shenjë të madhe, ku u aktivizua vetëm në 5 ndeshje dhe më së shumtin e kohës nga stoli.

Moreno është lojtari i vetëm nga Andorra që ka shkelur në kampionatin tonë dhe pas largimit nga Vllaznia, karriera e tij ka vijuar në nivele të ulëta në Spanjë. E ndërsa ka provuar edhe një aventurë në Maltë e ndërsa sot është pjesë e ekipit të Hellin në Spanjë pas largimit këtë verë nga skuadra më e njohur e futbollit andorras, Inter d’Escalades.

Moreno mund të konsiderohet si një legjendë e kombëtares së Andorrës, ku pavarësisht se në moshën 35-vjeçare, ai vijon të jetë i rëndësishëm për një kombëtare modeste. Sulmuesi numëron 76 paraqitje me ekipin kombëtar duke shënuar edhe 1 gol. Pavarësisht kësaj ai nuk la asnjë gjurmë në futbollin shqiptar me fanellën e Vllaznisë.
Endri ÇINARI