Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFutbollisti më në formë tek Vllaznia, Sherif Kallaku tashmë është golashënuesi i...

Futbollisti më në formë tek Vllaznia, Sherif Kallaku tashmë është golashënuesi i dytë më i mirë i kuqebluve

Shkruar nga Endri ÇINARI

Sherif Kallaku vijon të jetë një nga emrat më të spikatur të Vllaznisë në këtë fazë të kampionatit, duke konfirmuar formën e shkëlqyer edhe në fitoren 0-2 ndaj Dinamos. Mesfushori kuqeblu realizoi golin e tij për ndeshjen e dytë radhazi, duke dhënë një kontribut vendimtar në një përballje të rëndësishme ndaj një rivali direkt për objektivat e sezonit.

Me këtë paraqitje, futbollisti nga Fushë-Kruja po shndërrohet në një pikë referimi për skuadrën shkodrane. Performancat e tij të qëndrueshme dhe vendimtare e kanë konfirmuar Kallakun si lojtarin më në formë të momentit në kampin kuqeblu, duke marrë përgjegjësi në momentet kyçe të ndeshjeve.

Jo rastësisht, 27-vjeçari ka qenë protagonist edhe në sukseset e fundit ndaj kundërshtarëve direktë si Egnatia dhe Dinamo. Golat dhe loja e tij kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet pozitive të Vllaznisë, duke i dhënë skuadrës më shumë besim dhe qetësi në garën për zonat e sipërme të renditjes.

Rrjeta e tundur ndaj Dinamos e çon ish-futbollistin e Teutës në kuotën e 4 golave në këtë edicion të Superiores. Një shifër e rëndësishme për një mesfushor, që tregon jo vetëm aftësitë e tij sulmuese, por edhe rolin gjithnjë e më aktiv që po merr në fazën ofensive të ekipit.

Aktualisht, Kallaku është golashënuesi i dytë më i mirë i Vllaznisë, duke u renditur pas Bekim Balajt. Ky i fundit kryeson jo vetëm listën e shënuesve të skuadrës, por edhe atë të gjithë kampionatit me 11 gola. Megjithatë, forma e Kallakut premton se ai do të mbetet një armë e fortë për shkodranët në vazhdim të sezonit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments