Kukësi ia ka dalë të fitojë në “Kukës Arena” ndaj Tiranës, në një sfidë ku i ka mjaftuar nga një gol për pjesë për të siguruar 3 pikët që janë mjaft të rëndësishme për mbijetesën. fitorja e dytë rresht pas 10 sfidash në kampionat, me Hallaçin që ka rikthyer shpresën në Kukës.
Skuadra e Rrahman Hallaçit do të mund të gjente golin në minutën e 30-të kur Johnson do të mposhte Bekajn për të kauar verilindorët në avantazh, me sulmuesin që debuton me gol te Kukësi.
Një ndeshje me tensione do të ishte përballja mes dy ekipeve, të cilët në pjesën e dyutë do të bënin një “luftë” të gjetur serish golat dhe do të ishte pikërisht vendasit që do të dyshifronin shifrat.
Bytyçi do të shënonte me kokë për të mposhtur kështu për herë të dytë kampionët e Tiranës, të cilëtr në fakt u mposhtë nga dy goditje standarte.
Minutat e mbetura do të rezultonin të luftuara, por nuk do të prodhonin gola të tjerë për të ndryshuar edhe rezultatin e këtij takimi, me Kukësin që siguron një 3 pikësh me shumë vlera në shtëpinë e tij.
Pas kësaj fitoreje verilindorët përkohësisht lënë vendin e fundit dhe ngjithen në kuotën e 22-pikëve në vendin e 8-të, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 34-pikëve, ndërsa ndalet pas 3 fitoresh rresht në kampionët.