Bylis ka marre nje tjeter fitore te rendesishme duke mundur kete here Kastriotin, me te njejtin rezultat si Vllaznine, 1-0. Trajneri i tij Naxhi Shensoi ka folur për Oversport pas fitores përballë Kastriotit.
“Kjo ishte një ndeshje e vështirë, madje më e vështirë se ndaj Vllaznisë, sepse shkodranët të lënë të luash. Kjo fitore ishte një fitore e çmuar, pasi mposhtëm një kundërshtar direkt.
Nuk prisja lojë të mirë, një betejë në fushë dhe të fitonim. Më pëlqeu shumë edhe Kastrioti si luan, edhe ata krijuan. Por ne realizuam. Shumë interesant Doi, dje erdhi nga Japonia. Kishim probleme me mungesat në sulm dhe u detyrova ta hidhja në fushë.
Gjyqtari nuk veproi drejt. I thashë të katërtit që ti jepte të verdhë Hasanit, sepse shau gjyqtarin. Por, unë jam trajner profesionist, me karrierë 20 vjeçare, nuk jam punëtor fushe, që ai thotë: nxirre jashtë këtë. 6 pikë në 2 ndeshje dhe kemi fituar edhe vetëbesim.
Nuk kemi luajtur si dua unë në këto sfida dhe në vazhdim do të përmirësojmë edhe lojës. Ka merita Bellai në këto rezultate? Ka përgatitur shumë mirë skuadrën dhe kam vetëm vlerësime pozitive”, ka thënë Shensoi.