Shqipëria është tronditur pas tërmeteve të fuqishme në mëngjesin e së martës.Tërmeti më i madh ishte ai i orës 4 të mëngjesit, 6.4 ballë.

Deri më tani janë konfirmuar më shumë se 20 viktima nga autoritetet shqiptare. Për këtë  ngjarje të djeshme, shumë tifozëri kosovare kanë vetë iniciuar aksione të ndryshme për t’iu dal në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Por nuk ishin vetëm tifogrupet kosovare, pasi kishte edhe shumë qytetar dhe biznesmen që ofruan ndihmë shtetit shqiptarë për këtë fatkeqësi të djeshme.

Për të gjitha këto, futbollisti i Vushtrrisë, Ledion Mucaj që vjen nga Shqipëria, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Mucaj shkruan se ndihet falënderues ndaj gjithë këtyre iniciativave të sotme nga Kosova.

“Përveç fatkeqësisë, kuptova që ka ende shpresë dhe ka ende dashuri mes njëri tjetrit. Një shembull i mirë solidariteti, gatishmërie nga gjithë popullata. Falënderime të veçanta për njerëzit e Kosovës, tifozërit e ekipeve kosovare, njerëzve civil, popullit kosovar.

Gjaku nuk bëhet ujë. Së bashku mund ta kalojmë këtë fatkeqësi të madhe”, ka shkruar mesfushori nga Shqipëria që luan te skuadra e Vushtrrisë në Superligën e Kosovës.