Bayern i Mynihut ka fituar mbreme brenda ne Beograd me rezultatin 0-6 ndaj Crevena Zvezdës në transfertë dhe takimin e luajtur për “Champions League”.

Rolin e protagonistit e ka marrë Lewandowski, i cili arriti të shënonte 4 gola dhe dhuronte një asist duke bere qe bavarezet t’i derrmonin vendasit ne kete ndeshje ndonese ata kishin tentuar te rezistonin.

Por mediat në Serbi e kanë quajtur si një provokim dhe skandal sjelljen e një prej tifozi që vinte nga krahu i gjermanëve., ndonese nuk dihet nese ishte nga ky vend apo nga ndonje vend tjeter.

Teksa e kishte fytyrën të mbuluar nga shalli dhe ishte me kapuç, tërësisht i paidentifikueshëm, ka ngritur të dyja duart për të bërë shqiponjën. Një gjë e tillë është komentuar edhe nga “Blic”, që nuk mund ta pranonte këtë simbol në Beograd. /Sport Ekspres/