Trajneri i velipojakëve, Samuel Nikaj, duket ambicioz dhe shumë kërkues ndaj skuadrës së tij, kur është shprehur, në fund të  miqësores së djeshme me Vllazninë se priste më shumë nga lojtarët që hodhi në fushën e lojës. Dhe vërejtjet për lojën ndaj kuqebluve, janë në të dyja pjesët e takimit.

“Natyrisht që miqësoret i shërbejnë gjithnjë ekipeve për të konsoliduar elementë të veçantë apo edhe për t’u forcuar gjithnjë e më shumë në aspektin e disiplinës sportive. Është shumë e rëndësishme dhe me vlerë për ne, që të përballemi në një ndeshje miqësore me Vllazninë, pasi përfiton shumë në raste të tilla, por mund të them se sot (dje), kam mbetur i pakënaqur nga skuadra ime. Prisja më shumë prej saj në të gjitha drejtimet, pasi i njoh mirë vlerat e lojtarëve të mi, që stërvis çdo ditë. Megjithatë ndeshje të tilla, na shërbejnë edhe për t’u korrigjuar në të ardhmen. Një fitore ndaj Vllaznisë, edhe pse miqësore, do të kishte edhe vlera morale për ne”, ka cituar tekniku i Adës Samuel Nikaj.

www.shkodrasport.com