Lajme te mira per futbollistin shkodran Marçelino Preka. 18 vjeçari qe luan per Bylisin vazhdon te jete ne epiqender te merkatos dhe jane shume menaxhere qe duan ta sistemojne ate ne ekipe te mira.
Lojtari i kombetares U19 te Shqiperise perflitet prej kohesh per disa oferta te ardhura ne adrese te tij dhe drejtuesit e Bylisit jane duke biseduar ne lidhje me to.
Faqja “Superliga__shqiptare_83” ka mësuar se dy skuadra njëra nga Portugalia dhe tjetra nga Kroacia kanë oferuar dy oferta të mbëdha në tavolinen e presidentit Besnik Kapllanaj.
Oferta te cilat janë rekord për Bylis dhe kampionatin shqiptar. Kapllanaj pritet të vendosi brenda javës së ardhshme se kush do të jetë skuadra e shkodranit.