Sezoni 2021-2022 per Akademine Vllaznia ka nisur me nje riorganizim total. Ne krye te ekipeve kane ardhur trajnere te rinj, por nderkohe ka edhe levizje te trajnereve aktuale nga njeri ekip ne tjetrin.

Keshtu, ndersa tek ekipi U19 eshte emeruar Vioresin Sinani ne vend te Luan Zmijanit, ndryshime ka edhe tek ekipi U17. Ne vend te Brikeno Bizit qe e ka drejtuar ate ne dy sezonet e kaluar tashme do te jete Edmond Doçi.

Ky i fundit sezonin e kaluar ka drejtuar ekipin U15 duke bere nje paraqitje shume te mire ne kampionatin e Kategorise Superiore teksa ka qene nje nga ekipet me te mira te tij. Ne krah te Doçit sezonin e ri do te jete Fation Kadija qe do te kryeje njekohesisht edhe detyren e pergatitesit atletik.

Ndryshimet dhe emerimet e reja tek Akademia Vllaznia jane bere te ditura permes nje postimi ne faqen zyrtare te saj pak minuta me pare ku shkruhet:

NJOFTIM

Pas ekipeve U21 dhe U19, ditën e hënë datë 23 gusht 2021 do të nisë stërvitjen edhe ekipi U17 i Akademisë Vllaznia. Në sezonin e ri, ky ekip do të drejtohet nga trajnerët Edmond Doçi dhe Fation Kadija.

Njoftohen të gjithë futbollistët që kanë pjesë e këtij ekipi apo dhe të tjerë që duan t’i bashkohen atij, që të paraqiten ditën e hënë pranë fushës sportive “Reshit Rusi” për fillimin e stërvitjes.