Duke filluar nga dita e sotme futbollisti shkodran Serxho Prendi ka nisur nje prove treditore tek ekipi Verona ne Itali. Kjo padyshim qe eshte diçka shume e mire per kete lojtar 15 vjeçar, por edhe per klubin e tij- KF Shkodra, pjese e te cilit ai eshte.

KF Shkodra eshte krenuar me kete testim te futbollistit te saj ne klubin e njohur italian dhe si rrjedhoje ka publikuar perveç fteses zyrtare edhe disa informacione ne lidhje me kete testim te tij duke shkruar:

“Prane Klubit Futbollit “Shkodra” ka ardhur nje ftese per lojtarin Serxho Prendi per te bere nje testim prane FC Hellas Verona nga data 23 deri 26 prill me ekipin e te rinjve, Sot para dite lojtari i KF.Shkodra Serxho Prendi ka kryer kontrollin mjekesor dhe ka dale me sukses.

Tani ai eshte akomoduar ne ambjentet e klubit ku do kaloje ditet e testimit. Ne ora 14.30 Serxho do t’i bashkohet ekipit te te rinjve te FC Hellas Verona per te vazhduar procesin stërvitor. KF Shkodra i uron suksese Serxho Prendit”