Ka rezultuar shume i suksesshem konkurrimi ne Kupen e Shqiperise U20 per mundesin e Vllaznise Klevis Koçeku. Ai ka konkurruar ne peshen 74 kg dhe ka arritur t’i sfidoje te gjithe rivalet e tij duke zene ne fundin vendin e pare dhe duke u shpallur fitues i ketij kompeticioni.

Ky padyshim qe eshte nje sukses per te, por edhe per trajnerin e Vllaznise Altin Anza i cili ka vetem pak kohe qe ka marre drejtimin e ketij ekipi, por menjehere po merr frutet e punes dhe suksesi i Koçekut e tregon me se miri kete gje.

Klevis Koçeku ka qene i vetmi sportist i Vllaznise qe mori pjese ne kete aktivitet i cili u zhvillua fundjaven qe shkoi ne Lezhe dhe eshte shoqeruar me nje rivalitet te madh ne mes te gjithe pjesmarresve.

Suksesi i ketij sportisti sigurisht qe do te jete nje nxitje edhe per mundesit e tjere te Vllaznise, per ta shtuar edhe me shume punen dhe per te synuar te tjera arritje ne te ardhmen./www.shkodrasport.com/