Pas nje karriere te gjate 20 vjeçare, nje nga futbollistet e njohura te Shqiperise dhe Kosoves- Xhuli Berisha, ka vendosur t’i jape fund futbollit te luajtur. E ben kete ne moshen 41 vjeçare, nderkohe qe prej disa kohesh ben edhe rolin e zevendestrajneres tek kombetarja shqiptare, duke qene krahu i djathte i Armir Grimes.

Xhuli Berisha ne keto 20 vite karriere, 3 prej tyre i ka kaluar ne Shkoder, teksa ka luajtur nje sezon me Aden dhe dy sezone te tjera me Vllaznine duke fituar edhe trofe me ta. Vendimin per largimin nga futbolli i luajtur, e ka bere vete ajo mbremjen e sotme permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Sot dua të ju njoftoj për përfundimin e një kariere të nisur afër 20 vite me parë, tërheqjen time nga futbolli aktiv. Është një vendim i vështire që ndoshta asnjëherë nuk do të doja ta merrja.

Falenderimi i takon Allahut që më dhuroi talentin për sportin më të bukur në botë futbollin, më dha vullnetin të stërvitem çdo ditë duke sakrifikuar gjithçka, kam arritur çdo gjë që kam ëndërruar, jam falënderuese për çdo gjë.

Dëshira ime ka qenë gjithmonë ta mbylli aty ku e kam filluar, aty ku na u dha mundësia për herë të parë të luajmë futboll, në klubin ” KOSOVA (PR) ’’, klub ku do të mbetet në histori si kampionja e parë në futbollin e femrave ne Republikën e Kosovës dhe fituese e kupes.

Futbolli më dha shumë, më mësoi vlerat sportive andaj do të jem gjithmonë mirënjohëse dhe falënderuse së pari familjes time që nuk hezituan për as një moment të më përkrahnin në çdo aspekt, të më mbështetnin në vendimet e mia, shpresoj ti kem bërë sado pak krenar, faleminderit dhe mirënjohse te gjithë atyre që më ndihmuan në këtë rrugëtim të mrekullueshëm.

Gjatë karieres time kam pasur fatin të punoj me shumë njerëz, me shumë drejtues, presidentë të ekipeve, shumë trajner dhe dua ti falenderoj të gjithë pa dallim, nga të gjithë mësova diçka.

Faleminderit të gjitha bashkëlojtareve me të cilat kam luajtur sepse pa ndihmen e tyre as unë nuk do isha kjo që jam sot dhe nuk do të fitoja asgjë, faleminderit pafundë. Faleminderit edhe për kundershtaret.

Une jam shumë krenare me vetën time me çka kam arritur deri tani..

13- tituj Kampion

12-Kupa

I falënderoj të gjitha klubet fanellat e të cilave i kam veshur me shumë krenari

1-Kff Kosova PR

2-Kff Shqiponjat (Shkup)

3-Villastaden (Suedi)

4-Kf Tirana as (Tiranë)

5-Kf Ada (Velipojë)

6-Kff Vllaznia ( Shkoder)

7-Kff Hajvalia

8-Kff Mitrovica

Për tu kthyer dhe përfunduar përseri te “Kff Kosova PR’’

Mirupafshim”.