Vllaznia eshte mundur serish diten e sotme edhe ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Kastriotit te luajtur ne stadiumin e Kamzes. Ka vendosur goli i lezhjanit Silvio Zogaj ne pjesen e dyte.
Nje gol qe erdhi ndoshta ne momentin me te mire te Vllaznise e cila edhe pse po luante me 10 futbolliste po dominonte ne fushe ndaj kundershtarit dhe mbase edhe pritej goli i saj nisur nga volumi i lojes qe po kryente.
Jo vetem qe nuk ndodhi kjo, por e kunderta dhe menyra si e pesoi Vllaznia ate gol eshte shume e çuditshme. Mjafton kjo foto ilustruese e ketij aksioni te golit dhe kupton shume gjera. Vertete trajneri Josa tha qe kemi probleme ne mbrojtje, por tek ky gol gabojne te gjithe.
Siç shikohet edhe nga fotoja, ne 16 metra gjeresi fushe, jane plot 9 futbolliste te Vllaznise dhe vetem 4 te Kastrotit. Pra, dy futbolliste te Vllaznise kane per detyre te markojne nje kundershtar, shto ketu edhe portierin Zogoviç qe eshte nje force me shume.
Kjo nuk ndodh. Topi krosohet krejt lirshem nga e majta e sulmit krutan, goditet me koke nga Selmani, grushtohet jo ashtu si duhet nga Zogoviç e kthehet ne zone, aty ku Zogaj e prek lehte dhe Hakaj rreshqet duke pare topin t’i kaloje nen trup dhe te perfundoje ne rrjete.
Ky ishte rasti i vetem i krutaneve ne kete ndeshje sepse nuk mbahet mend tjeter, por qe u mjaftoi per te marre tre piket, nderkohe qe Vllaznia zhytet ne krize rezultatesh me nje tjeter humbje qe e zbret ne vendin e gjashte te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/