HomeKRYESOREGara për titull në Premier Ligë, Arsenali ngrin bisedimet për rinovim me...

Gara për titull në Premier Ligë, Arsenali ngrin bisedimet për rinovim me Artetën

Arsenali ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës me menaxherin Mikel Arteta.

Sipas “The Sun”, “topçinjtë” i kanë ngrirë diskutimet për firmosjen e një kontrate të re për të shmangur çdo shpërqendrim në garën për titull.

PSG thuhet se po monitoron spanjollin. E ardhmja e trajnerit aktual të PSG-së, Galtie, është në dyshim, ndërsa presidenti Naser Al-Khelaifi ka mbetur i befasuar nga puna e spanjollit në “Emirates”.

Barcelona, klubi që Arteta luajti në nivelin e të rinjve, dhe Siti, me të cilin ai filloi karrierën e tij si trajner, gjithashtu kanë një interes afatgjatë për 41-vjeçarin. Kontrata aktuale e Artetës zgjat deri në qershor 2025 dhe arrin vlerën e 8.3 milionë paundëve në vit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments