Zyra Rajonale Federates Shqiptare te Futbollit, nen kujdesin e drejtuesit te saj Hysen Zmijani, do te vijoje punen e saj per te nderuar disa nga figurat e shquara te futbollit te ketij qyteti.

Per kete arsye gjate ketyre diteve do te nise kupa me emrin e Mehdi Milles, ish- futbollistit te Vllaznise se viteve ’60, por njekohesisht edhe ish- drejtues i klubit Vllaznia per shume vite me rradhe.

Milla eshte ndare nga jeta para disa kohesh dhe per kete arsye, Zmijani ka menduar qe kupa e cila organizohet me moshat ne mes dy fazeve te kampionateve te moshave, te mbaje emrin e tij.

Padyshim qe kjo eshte diçka shume pozitive sepse te tilla kupa jane organizuar edhe ne te kaluaren dhe me siguri qe do te vazhdojne te organizohen edhe ne te ardhmen.

Kjo eshte menyra e duhur per t’i ndertuar keto figura dhe per te treguar se ata jane te pavdekshem me vepren dhe kontributin e dhene per futbollin dhe Shkodren./SHKODRA-SPORT.COM/