Sezoni aktual po shkon drejt fundit dhe mbase ka ardhur momenti qe ai te tregoje vlerat e tij serish. Ashtu siç ka bere edhe sezonin e kaluar me fanellen kuqeblu.

E kemi fjalen per sulmuesin vlonjat Ardit Hoxhaj. Ky sezon duket se eshte teresisht per t’u harruar. Problemet e shumta te demtimit kane bere qe ai te luaje shume pak dhe te mos e jape ate kontributin e pritshem ne skuader.

Problemet nisen qe perpara ndeshjes se kthimit te Conference League ne Qipro ndaj AEL dhe qe atehere, me shume nuk ka luajtur sesa ka luajtur.

Se fundi, ai eshte rikthyer serish ne stervitje dhe duket se i ka lene pas njehere e mire problemet shendetesore qe ka patur. Vllaznia ka nevoje per golashenuesin me te mire te sezonit te kaluar.

Mbase ky rikthim ka ardhur ne momentin e duhur sepse kuqeblute po vuajne ne manovren sulmuese dhe Ardit Hoxhaj duhet te tregoje se eshte serish ai qe ka qene. Me lojen dhe golat e tij…/SHKODRA-SPORT.COM/