Drama e madhe ndodhi. Italia mbetet për të dytin edicion rradhazi jashtë Botërorit.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Mançini është eliminuar në play-off nga Maqedonia e Veriut, duke u mundur me shifrat 0-1, me një gol në shtesë dhe duke mbetur kështu jashtë Botërorit.

Diçka historike për Maqedoninë e Veriut, megjithatë në Shkodër shumë tifozë të Italisë janë të mërzitur për këtë fakt. Në përfundim të ndeshjes së sotme të Italisë, kishte shumë tifozë të zhgënjyer.

Tifozët dhe dashamirësit e Italisë, në Shkodër janë të shumtë, pasi ka pasur edhe lidhje të hershme, me një popull që më shumë se kushdo mikpritën dhe krijuan lidhje me shqiptarët.

Maringlen ZHIVANI