HomeKRYESOREGavi sfidon Real Madridin: Të blejë kë të dojë, ne kemi talentet...

Gavi sfidon Real Madridin: Të blejë kë të dojë, ne kemi talentet tona!

Në Spanjë është dhe do të jetë gjithmonë Real Madridi kundër Barcelonës. Një rivalitet historik mes “Los Blancos” dhe blaugranave, që edhe më të rinjtë e njohin dhe e jetojnë në maksimum.

Konfirmimi erdhi nga disa deklarata të fundit të Gavit, i cili duke folur për tregun e transferimeve dhe nënshkrimet e fundit të madrilenëve (shih atë të Bellingham) , lavdëroi forcën e ekipit katalanas, pra të tijve.

“A i kam parë përforcimet që Real Madridi po bën? Mund të nënshkruajë me këdo që dëshiron, nuk jam shumë i interesuar, – tha Gavi. – Jemi plotësisht të fokusuar te vetja, kemi një super skuadër.

Barcelona po kalon kohë të vështira ekonomikisht, por lojtarët e akademisë kanë arritur një nivel të lartë. E përsëris, nuk më intereson çfarë bën Real Madridi apo të tjerët. Ne kemi talentet tona dhe do të vdesim për këtë fanellë”./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments