Polonia fitoi me shumë fat ndaj kombëtares shqiptare ne Vardhavë, sfidë që përfundoi me shifrat 1-0. Kjo përballje ishte e vlefshme për fazën kualifikuese te Euro 2024.

Gazetari i njohur polak, Krzysztof Stanowski ka qenë shumë kritik ndaj lojës së të tijve, teksa nuk është përmbajtur. Ai do të preferonte të punonte në kopsht se sat ë rishihte këtë sfidë, pasi disa lojtarë të kombëtares polake po shëtisnin qent.

“Më pëlqeu aq shumë kjo ndeshje me Shqipërinë sa nëse dikush do të thoshte që nesër mund të shkoj falas dhe të shikoj sërish të njëjtën gjë, do ta refuzoja se do të punoja kopshtin.

Sëiderski nuk luajti futboll të mrekullueshëm, por po vraponte në një ndeshje që të gjithë po qëndronin në vend. Kjo mjafton ta lavdërojmë. Kisha përshtypjen se tetë lojtarë në fushë të Polonisë po shëtisnin qenin, po ecnin me një ritëm të tillë”, tha Stanowski./newsport/