Ndryshon orari i ndeshjes Vllaznia- Bylis, Ishte planifikuar te luhej te shtunen ne ora 18.00, por kjo ndeshje do te nise tre ore me heret, pra ne 15.00.

Ky eshte njoftimi me i fundit qe behet i ditur nga vete nga Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit, por pa zbuluar me shume per arsyen e ketij ndryshimi.

Por pavaresisht ndryshimit te orarit, sigurisht qe e gjithe vemendja eshte tek fusha e lojes. Kjo do te jete ndeshja e pare me Auron Milotin ne pankinen e Vllaznise dhe sigurisht duhet pare se çfare do te ndryshoje.

Skuadra shkodrane e sheh si nje sfide shume te rendesishme kete te se shtunes ndaj Bylisit sepse mund ta mbaje serish ne gare per objektivat e saj, por ne rast mosarritje te fitores padyshim qe shume gjera do te komplikohen edhe per objektivat e tjere.

Te mos harrojme qe edhe skuadra e Bylisit e konsideron kete ndeshje si shpresen e saj te fundit per mbijetese prandaj dhe pritet te jete nje ballafaqim shume interesant, pikerisht te shtunen ne oren 15.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres./SHKODRA-SPORT.COM/