Vllaznia ka ndryshuar pak dite me pare stafin teknik dhe ne kampin shkodran tashme ka dilema nese do te vije ndryshimi i shumepritur apo jo. Rezultatet e ndeshjeve te fundit e kane larguar disi skuadren nga pretendimet e saj ne kampionat, por nese gjerat marrin per mire shpejt, çdo objektiv mund te realizohet.

Te pakten keshtu mendon ish- kapiteni i kesaj skuadre Astrit Prençi i cili ne nje prononcim per median e shkruar diten e sotme, ka dhene aprovimin e tij edhe per dyshen e re drejtuese te kesaj skuadre.

“Une jam pro Milotit dhe Sinanit per vete faktin se kane çfare t’i japin skuadres. Drejtuesit kane bere zgjedhjen e duhur ne keto momente. Une besoj te kjo emra dhe tek puna e tyre. E njohin mire ekipin dhe dine shume mire se çfare duhet te rregullojne. Miloti, Sinani, por edhe Borshi, jane djem qe do te dine te menaxhojne kete situate dhe kam besim se do te marrin me te miren nga çdo lojtar.

Pavaresisht se rezultatet e fundit nuk kane qene te mira dhe skuadra eshte larguar disi nga pretendimet e saj ne kampionat, une e shoh serish Vllaznine ne garen per titull. Shtate pike jane shume por edhe pak. Mos te harrojme se ka per te luajtur edhe me dy rivalet direkte nga nje ndeshje.

Nje fitore ne keto takimet ndaj tyre nuk ka thjesht vleren e tre pikeve. Vllaznia ka nje grup te mire lojtaresh. Kontigjenti duket i plote dhe kjo te ben te jesh optimist. Duke filluar nga kjo jave ndaj Bylisit, futbollistet e Vllaznise nuk duhet te llogarisin asnje rezultat tjeter veç fitores.

Te mos harrojme se skuadra eshte edhe mes kater me te mirave te Kupes dhe si rrjedhoje eshte ne te dy frontet brenda objektivave te saj. Ka mbetur vetem qe te nise kthesen dhe te shkoje drejt tyre, me besimin e plote se mund t’ia dalin sepse i ka te gjitha mundesite”- eshte shprehur Prençi./SHKODRA-SPORT.COM/