Oret e fundit te merkatos se janarit kane sjelle nje levizje shume te bukur per Superioren. Kemi te bejme me nje tikthim te bujshëm te Laçi! Portieri Gentian Selmani rivishet bardhezi pas tri vitesh e gjysmë.
24-vjeçari e ka konfirmuar për “Panorama Sport” se do të luajë për kurbinasit në pjesën e mbetur të sezonit pas largimit nga turqit e Boluspor.
“Po, kam vendosur të kthehem për të pasur minutazhin e duhur dhe të jem sërish pjesë e Kombëtares. U largova nga Turqia prej hapësirës së paktë që pata te Boluspori, pasi oferta ishte e mirë. Te Laçi ndihem si në shtëpi”, ka thënë Selmani për gazetën duke ndjekur ndeshjen Laçi-Tomori në Pezë, e vlefshme për turin e dytë të Kupës.
Tek Laçi ai do te kete konkurrencen e Dajsinanit dhe tashme do te jete ne doren e stafit teknik per te vendosur se kush do te luaje. Selmani u formua si portier pikerisht tek Laçi, skuader ku dhe mori shkelqimin para se te transferohej ne Turqi.