Gentian Selmani është një futbollist i lirë dhe do të kërkojë një skuadër tjetër që të luajë më rregullisht. Ka qenë vetë klubi i Boluspor ai që ka bërë të ditur për ndërprerjen e marrëveshjes me portierin e përfaqësues shqiptare të futbollit i cili kishte humbur postin e titullarit në këtë edicion.

Selmani u transferua në vitin 2020 te Boluspor, i cili militon në kategorinë e dytë turke dhe ishte titullar në këtë ekip. Por disa dëmtime bënë që ai të humbiste këtë post në edicionin aktual, duke u penalizuar kështu edhe për grumbullimet e tij me përfaqësuesen shqiptare.

Me sa duket kërkesa për aktivizim të rregullt ka bërë që Selmani dhe Boluspor të gjejnë gjuhën e përbashkët për të mbyllur marrëveshjen, pas 50 ndeshjesh me fanellën e kësaj skuadre,.

Largimi nga skuadra aktuale ka shtuar zerat se Selmani mund te rikthehet ne kampionatin shqiptar dhe per kete arsye, jane disa skuadra qe mund te kene interes, por nuk perjashtohet mundesia qe Selmani te qendroj serish ne Turqi, por tek ndonje skuader tjeter.