Braziliani Sylvinho eshte zyrtarizuar sot ne krye te kombetares shqiptare dhe nderkohe vijojne diskutimet nese ishte zgjedhja e duhur apo jo per te zevendesuar Edi Rejan.

Sulejnan Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, Sylvinho. Ai u shpreh se braziliani është një personalitet dhe shtoi se ka punuar me kokat e futbollit botëror. Ai tha se e ngroh fakti se trajneri do të vijë dhe do jetojë në Tiranë.

Ky është një personalitet. Një ish-lojtar shumë i mirë. Një njeri që ka punuar me kokat e futbollit botëror. Ajo që më ngroh më tepër, është se plusi më i madh është që ai do të vijë dhe do të rrijë në Tiranë. Kjo tregon se është i përkushtuar.

Ka CV shumë të mirë, ka përkushtimin që është i rëndësishëm. Lojtarët e rinj që kemi, duhet të aktivizohen atje ku janë. Nuk dua të dëgjoj paragjykimet për trajnerin e ri, t’i urojmë suksese dhe presim rezultatet tani. Edhe Reja kishte rezultatet e veta. Sylvinho tashmë duhet të krijojë grupin.