Vllaznia U17 merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe si rrjedhoje vazhdon te kryesoje e vetme renditjen e kampionatit pas javes se 12-te te tij. Paraditen e sotme ajo ka luajtur ne kryeqytet ndaj Tiranes dhe ka fituar 2-0.
Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene serish sulmuesi Gerald Kubazi qe ka shenuar te dy golat e Vllaznia U17. Te parin qe ne minuten e 4-te dhe te dytin me pas ne minuten e 23-te duke i dhene mundesine kuqebluve te trajnerit Gilman Lika ta administrojne si duhet avantazhin.
Dhe kete gje e kane bere ne menyren e duhur teksa i gjithe takimi eshte mbyllur me keto dy golat e Kubazit. Ne perfundim, ekipi shkodran ka marre nje trepikesh me shume vlere ndaj nje rivali direkt si Tirana.
Me fitoren e sotme, Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 26 pikeve dhe kryeson e vetme renditjen, e shkeputur dy pike nga Teuta e vendit te dyte, nderkohe qe Tirana eshte e treta serish me 21 pike./SHKODRA-SPORT.COM/
TIRANA U17- VLLAZNIA U17 0-2
Golat: Kubazi ‘4, ’23
Vllaznia U17: Lekaj, Meta, Marashi, Likaj, Gerbeti, Toni, Çelepija, Ara, Sylia,Hajdari, Kubazi. Tr: Gilman Lika. U aktivizuan edhe Hoxha, Smakaj, Kapllanaj dhe Ivziku.