Ne ambientet e “Shtepise se Futbollit” ne Tirane nga data 4-7 dhjetor FSHF organizoi nje seleksionim te talenteve te futbollit te datelindjeve 2006-2009, per te perzgjedhur me te miret qe do te perfshihen ne kombetaret respektive.

Ne kete monitorim e seleksionim te organizuar nga Sektori i Ekipeve kombetare, me pranine edhe te specialisteve te saj, trajneret e ekipeve kombetare te ketyre moshave ne prezencen e Drejtorit Teknik prane FSHF-se Flavio Pea ishin ftuar dhjetra futbolliste nga Europa, SHBA, Azia etj, te cilet enderrojne e deshirojne te veshin fanellen kuq e zi.

Ne mes tyre ishin dhe dy futbollistet 17 vjeçar qe Iuajne ne ekipet e moshave ne kampionatin e Toskanes, Gerard Mirashi dhe Veis Shenaj. Pas kthimit nga Tirana me dy talentet shqiptar te lindur ne Itali zhvilluam kete interviste:


-Si e pritet ftesen e bere nga FSHF per t’u perfshire ne kete seleksionim?

Gerard Mirashi: E kam perjetuar me shume emocione pasi eshte nje endere e imja qe te vesh nje dite fanellen kuq e zi dhe per kete kam nje perkushtim ne stervitje dhee ndeshjet qe zhvilloi me skuadren “Catolica Virtus” ketu ne Firenze. Kjo ftese ishte dhe nje vleresim per klubin ku une luaj, klub ky qe i ka dhuruar Kombetares Italiane emra te medhenj si Paolo Rosi apo Barzagli.

Veis Shenaj: Per momentin kam pritur se kjo ftese ne adresen time nje dite nuk do te mungoje. Patjeter me ngjalli emocione por dhe me dha optimizem. Kjo ftese vlereson dhe punen qe_bejne tranieret e mi ne ekipin ku une luaj “ASD San Giovannese ne S.G. Valdrano.

– Sigurisht qe ambientet e Shtepise se Futbollit ju afruan ngrohtesi, pasi eshte shtepia juaj si shqiptare, kjo ndoshta dhe per te gjithe te ftuarit…

G. Mirashi: Ky ambient ishte fantastik dhe te ftuarit qe kishin ardhur nga çdo skaj i botes u ambientuan menjehere, fale kjo mikpritjes e organizimit te persosur.


V. Shenaj
: Ashtu eshte, njohja me bashkemoshataret tane ne kete prove, qe vinin me shume nga Europa, u be edhe me simbolike nga vete ambientet e Shtepise se Futbollit.


-Dhe kjo sigurisht qe ndikoi portivisht ne prezantimin tuaj?

G. Mirashi: Prania e shume spektatoreve qe na ndiqnin, me dha nje impuls qe te demostroja performancen time, bile te kisha dhe ambicje per te justifikuar ftesen.

V. Shenaj: Pra siç theksova edhe me pare, ne gjetem frymezim per nje konkurim dinjitoz, çka do to tregonim me shpirt gare ne stervitje dhe ne ndeshjet qe beme.


-U ballafaquat me nje staf teknik te panjohur. Cila eshte pershtypja e juaj per ate çka iu afrua nga stervitje e ndeshjet qe zhvilluat?

G. Mirashi: As qe nuk diskutohet qe stafi teknik na trajtoi pa bere diferencime dhe çdo gje qe na afroi ishin ne perputhje me pregatitjen tone fizike e teknike. Patem biseda te sinqerta dhe ato ishin te interesuar edhe per pozicionet qe ne kemi ne ekipet ku luajme ne kampionatin e Toskanes.

V. Shenaj: Stafi qe per dy dite punoi me ne ishte mjaft profesionist, komunikuam pa ndrojtje dhe te bindur se vleresimet e tyre do te jene pa patur nevoje per nderhyrje e miqesira.


-Gjate zhvillimit te ndeshjeve te kontrollit ju pozicionuat ne role qe iu jane besuar ketu ne ekipet ku luani ne Firenze?

G. Mirashi: Sigurisht qe u kishim treguar trajnereve se ne çfare rolesh luanim ne ekipet tona. Une ne dy ndeshje prove u rreshtova ne pozicionin tim te preferuar, ate te qendermbrojtesit, detyre qe me bindjen time e realizova me mjaft siguri e potence.


V. Shenaj
: Po u aktivizova po ne ate rol qe luaj ne ekipin tim, pra ate te mesfushorit. Ne ndeshjen e pare luajta ne krahun e majte ndersa ne ate te dyten ne qender te mesfushes, detyra qe i permbusha me kenaqesi dhe me nje angazhim total.


-Se fundi, mbas dy diteve qe ju kane lene mbresa u larguat nga Tirana me shpresen se nje tjeter ftese mund te jete realitet, pra perfshirja ne gjirin e kombetares se 17 vjeçareve?

G. Mirashi: Pa dyshim qe mbetemi ne pritje te realizimit te endrres time per te veshur fanellen kuq e zi, nje ambicje kjo qe merr frymezim_edhe nga kualifikimi i Kombetares tone ne finalet e Europianit Gjermani 2024, çka me ke rast i uroj trajnerit Silvinho, stafit te tij dhe ekipit suksese ne kete ballafaqim te mirepritur e te inkurajuar nga shqiptaret kudo ne globin tokesor.


V. Shenaj
: Edhe une si Geri falenderoj FSHF-ne per ftesen qe na beri dhe na hapi rrugen per te shpresuar se do te realizojme endrren tone per te luajtur per kombetaren e vendit te lindjes te prinderve tone, aq me teper kjo enderr merr rruge kur ndihemi krenar per perfaqesimin e Shqiperise ne finalet e Europianit Gjermani 2024. Urime per kete arritje qe ka bere jehone edhe ketu tek ne ne Itali.

Keto ishin mbresat e dy talenteve te futbollit, Gerard Mirashi dhe Veis Shenaj per moshat 17 vjeçare qe Iuajne ne kampionatin rajonal te Toskanes, ku jane zgjedhur me shume se njehere ne “Top 11” te javes.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 06.12.2023