Rekordet dhe sukseset e atletit shkodran Gëzim Dimnaku vazhdojnë në Kanada, shtetin ku ai jeton prej vitesh. Kështu në garat e zhvilluara ditën e sotme në kategorinë Masters, ai ka arritur të zërë tre vende të para dhe njëkohësisht të thyejë edhe rekordet e kampionatit. Aktiviteti i sotëm ka qenë kampionati i kanonit të Albertes në këtë vend dhe natyrisht që interesi ka qenë shumë i madh nga sportistët veteranë.

Megjithatë Dimnaku ka spikatur mbi të gjithë. Ai ka konkurruar në tre gara, pikërisht në 110 metra me pengesa, në kërcim së gjati dhe në trehapësh. Në të tre këto gara, atleti shkodran ka arritur të zërë tre vende të para dhe të meritojë tre medalje ari. Por jo vetëm kaq. Rezultatet e arritura prej tij në këto gara kanë qenë edhe rekorde të reja të kampionatit dhe kjo natyrisht që i ka dhënë më shumë kënaqësi Dimnakut. Sipas tij, rezultatet e fundit kanë ardhur si pasojë e punës sistematike që zhvillon çdo ditë në stërvitje. Ai kësisoj është një emër i nderuar në atletikën kanadeze duke përfaqësuar kështu në mënyrën më dinjitoze Shkodrën dhe Shqipërinë.

© shkodrasport.com