Prej pak vitesh, Gilman Lika ka lënë pas një karrierë të suksesshme si futbollist, jo vetëm si ish-kapiten i Vllaznisë, por edhe si një titullar me peshë me Tiranën dhe me ekipe të tjera jashtë vendit si në Turqi dhe Arabi Saudite, pa harruar këtu edhe ekipin e Kombëtares. Ndërkohë që, tashmë ai ka nisur një mision të ri, atë të trajnerit.
Lika ka marrë drejtimin e skuadrës së Vllaznia U-17, duke nisur nga dita e djeshme. Në fakt, ka qenë drejtori teknik i Akademisë Vllaznia, Alban Neziri, i cili ka bërë prezantimin e Gilman Likës me skuadrën e re, detyrë të cilën do ta kryejë duke pasur përkrah kolegun e tij, Denis Zmijani.
Për trajnerin Lika dhe kolegun e tij Zmijani, përqëndrimi kryesor i punës së tyre do të jetë kryesisht nxjerrja e elementit cilësor që të furnizojë ekipin e parë që drejtohet nga trajneri Mirel Josa.
Kujtojmë se, edicionin e kaluar Gilman Lika ishte edhe në drejtimin e Basania U-15, ekip ky që ishte i pari në karrierën e tij si trajner. Tashme te Akademia Vllaznia padyshim qe do te mundohet te beje serish me te miren per te treguar vlerat e tij edhe ne trajnim.
Maringlen ZHIVANI