Neser pasdite ne oren 16.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do te luhet kryendeshja e javes se fundit te fazes se pare te kampionatit, ajo ne mes Vllaznise dhe Tiranes.

Skuadra shkodrane e cila aktualisht mban vendin e dyte ne renditje, do te prese skuadren e vendit te trete- Tiranen dhe padyshim qe pritet nje sfide shume interesante.

Ne prag te kesaj ndeshje, trajneri i kuqebluve Dorian Tafa ne nje komunikim me mediat, eshte shprehur: “Kjo eshte nje sfide e rendesishme dhe padyshim qe do te kerkojme ta fitojme.

Une shpresoj qe te kemi edhe mbeshtetjen e tifozeve tane dhe sebashku ne fund t’i gezohemi fitores. Nuk do te jete nje ndeshje e lehte. Do te fitoje skuadra qe do te gaboje me pak dhe shpresoj qe te jete Vllaznia ajo qe do gaboje me pak”.

Prononcimin e plote te trajnerit Tafa do ta gjeni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: