Pas disa rezultateve jopozitive ne ndeshjet e fundit, Vllaznia U19 eshte rikthyer sot tek fitorja, madje duke marre jo vetem nje trepikesh por duke dhuruar edhe nje 90 minutesh shume te bukur ne ndeshjen e luajtur ne Peze- Helmes ndaj Internacionalit vendas.

Kuqeblute e trajnerit Vioresin Sinani kane dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj kundershtarit dhe e kane fituar kete takim te vlefshem per javen e 7-te te kampionatit me rezultatin e paster 3-0.

Protagonisti kryesor ne pjesen e pare do te ishte sulmuesi Antonio Delaj. Ai do te shenonte fillimisht golin e pare ne minuten e 4-te ndersa ne minuten e 36-te shenoi edhe golin e dyte qe i hapi rruge fitores se Vllaznise.

Ne pjesen e dyte nderkohe, per ekipin shkodran do te shenonte edhe sulmuesi Rigers Musaraj dhe ne kete menyre me fitoren e paster te Vllaznia U19 do te mbyllej kjo ndeshje.

Nderkohe edhe Vllaznia U19 ka luajtur ne tranferte ndaj Internacional, por me ndryshimin se ajo nuk mundi dot te fitonte dhe ndeshja u mbyll ne barazim 0-0./SHKODRA-SPORT.COM/