Maxi Biancucchi, i afërmi i Lionel Messit, në një intervistë për “Radio Continental”, komentoi situatën e kushëririt të tij që dëshiron të largohet nga klubi i Barcelonës:

“Mendoja se Mesi nuk do largohej kurrë nga Barcelona, por ai duhet të gjejë një vend që e bën atë të lumtur.

Nëse ai po largohet, është për faktin se nuk ndihet i lumtur dhe po kërkon një aventurë të re. Ai është në të drejtën e tij”. Më pas kushëriri i Messit dha një opinion se ku mund të luajë 33 vjeçari. “Do doja ta shikoja në një skuadër që luan futboll të bukur.

Nga të gjitha ekipet që janë lidhur me të, mendoj se Manchester City i përshtatet më mirë. PSG do të ishte gjithashtu një zgjedhje e mirë, por të presim dhe të shohim”, tha kushëriri i Messit.