PSG është në “gjueti” të historisë te PSG. Që prej transferimit të tij në Paris nga Monaco në vitin 2016, Mbappe është bërë një protagonist absolut për gjigantin francez dhe me paraqitjet e tij të mira kanë ardhur gjithashtu edhe shumë gola.

Dhe pikërisht rekordi i golave është objektivi më i afërt që Mbappe dëshiron të vendos me PSG-në. Sulmuesi 24-vjeçar është vetëm 3 gola larg historisë me PSG për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohrave.

Aktualisht rekordi mbahet nga Edinson Cavani me 200 rrjeta të tundura në 301 ndeshje, të shpërndara në shtatë sezone me francezët. Nga ana tjetër, Mbappe i cili është në sezonin e tij të gjashtë, është vetëm 3 gola larg rekordit të ri absolut për historinë e PSG.

Në 245 ndeshje, Mbappe ka arritur të realizojë plot 198 gola me fanellën e PSG. Dëshira e tifozëve, por edhe e Mbappe është që ta vendosë rekordin në sfidën e radhës, ku përballë do të ketë Marseille në “Klasiken e Francës”. Në këtë sezon Mbappe ka arritur të realizojë 27 gola në të gjitha kompeticionet deri më tani./oversport/