Protagonistë në Ligën e Kombeve, kompeticionit që starton në muajin shtator, do të jenë edhe arbitrat shqiptarë. Gjashtë prej tyre janë përzgjedhur për të gjykuar më 6 shtator ndeshjes me Armenisë dhe Luhtejnshtejnit.

Enea Jorgji është arbitri kryesor, ndihmës të tij janë Ermal Barushi dhe Ridigert Çokaj, Denis Rexha arbitër i katërt dhe Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta janë arbitrat pas porte.

Kjo është e parë që për një ndeshje ndërkombëtare arbitrat shqiptarë janë gjashtë dhe jo katër.

Një vlerësim për arbitrat në Shqipëri. Shpesh ata janë në qendër të kritikave, herë me të drejtë dhe herë pa të drejtë, ndërkohë që është fakt se në ndeshjet ndërkombëtare ata gjykojnë më mirë.

Arbitrat shqiptarë kanë gjykuar gjatë verës edhe ndeshje eliminatore të Kupave të Europës. /Vipsport/