Ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Holandës, do të jetë kryendeshja e ditës së sotme. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për grupin e 1-rë të Ligës A, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Gjermania ka mbyllur llogarinë e saj në aventurën e Ligës së Kombeve, duke grumbulluar vetëm një pikë në tri ndeshje.

Holanda në anën tjetër, luan me të gjitha forcat për së paku një pikë, e cila do t’i siguronte pozicionimin para kampionëve të botës, me të cilët ndonëse do të barazoheshin me pikë, gol diferenca do t’i favorizonte.

Por, përkundër faktit se “panzerët” nuk kanë asnjë gjasë për finalet e Ligës së Kombeve, ata do të luftojnë me të gjitha forcat për një barazim ose fitore.

Kjo lidhet me shortin për kualifikimet e EURO 2020. Në rast se Gjermania arrinë të fitojë të paktën një pikë, kjo do ta mbante këtë kombëtare në vazon e parë, për hedhjen e shortit.

Pasi Anglia dje mposhti Kroacinë, erdhi kjo mundësi e artë për Gjermaninë, që në rast të humbjes sot, ata do të kalonin në vazon e dytë.