Kosova e ka turpëruar Maltën 5-0 në triumfin e saj më të madh dhe të parë në udhëtim të shtunën, duke e bërë edhe një hap tjetër të rëndësishëm drejt promovimit në Ligën C dhe kalimit në gjysmëfinale të Ligës D në garën e re të UEFA, Ligën e Kombeve.

Tifozi tejet special i Kombatares së Shqipërisë, Ismail Morina i njohur si Ballisti e ka uruar Kosovën.

“Urime Kosovë. Deshmi e pastër kur punohet me pasion dhe seriozitet dhe kur kryefjalja është promovimi i shtetsisë në për Botë. Well done guys!!”, shkruan Morina.

Ai u bë i famshëm me lëshimin e dronit në ndeshjen Serbi – Shqipëri në Beograd.

Kosova e vazhdon ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020 përmes një rruge më të lehtë, Ligës së Kombeve.

Ekipi i Bernard Challandes ruan pozitën e parë në Grupin 3 me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani në pozitën e dytë, të cilën do ta presë të martën në “Fadil Vokrri” për ta përcaktuar fitues e këtij grupi.