Tre dite nje ish-lojtar i “Albanian Ajax School”, pikerisht Kevin Haveri, ne shenje respekti dhe mirenjohje per trajnerin e tij Malvin Meçanovi, i kishte derguar nga Italia fanellen me numrin 3 me te cilen ai luane aktualisht me ekipin e Riminit.
Dje nderkohe futbollisti aktual i Vllaznise Arsid Kruja, pati nje takim shume te perzemert me nje nga trajneret e tij te pare, Valmir Kurtin, duke i shprehur mirenjohjen per kontributin e dhene ne formimin e tij.
Dy gjeste shume domethenese qe tregojne mbi te gjitha se ajo qe mbetet eshte respekti dhe vleresimi. Por keto gjeste kane vijuar sot me nje tjeter po aq domethenes.
Nje tjeter ish- futbollist i “Albanian Ajax School” Eslit Sala qe luan prej dy sezonesh ne Malte me ekipin e La Valletta, ka mberritur ne Shkoder per te festuar Vitin e Ri me familjen e tij, por nje ndalese ka qene edhe tek zyrat e AAS, per te takuar presidentin e saj Arben Haveri dhe per t’i dhuruar fanellen me numrin 66 me te cilen ai luan ne Malte.
Kete moment, vete presidenti Haveri ka dashur ta ndaje me miqte e tij ne rrjetet sociale, kur shkruan: “Sot me ish sportistin tim Esli Sala pjese e ekipeve kombetare, nje super djale i edukuar dhe lojtar me te ardhme te shkelqyer, aktualisht lojtar i Valletta FC, Malte”.
Ne fakt Haveri ka nje kontribut te jashtezakonshem jo vetem per rritjen profesionale te ketij futbollisti dhe promovimin e tij, por edhe per transferimin e tij jashte vendit dhe rasti i sotem me Salen, eshte natyrisht shperblimi me i mire edhe per te./SHKODRA-SPORT.COM/