Portieri me origjinë shqiptare, Diant Ramaj ka bërë hapin e madh në karriere duke u transferuar tek skuadra e Eintraktit të Frankfutit.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit gjerman në “Tëitter”, duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes me 19 vjeçarin.

Më parë Ramaj luante për skuadrën e Heidenhemit në Bundesligën e Dytë gjermane, por duke filluar nga sezoni tjetër do të jetë pjesë e Frankfurtit.

Ramaj është një futbollisti i lindur në Gjermani dhe luan dhe për kombëtaren U19 dhe U20 të “panzerave”.