HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, të mërkurën do të hidhet shorti në...

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, të mërkurën do të hidhet shorti në FSHF

Dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë do të mësohen ditën e mërkurë, kur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, do të hidhet shorti.

Ky është informacioni që mësohet zyrtarisht nga FSHF-ja, që bën të ditur se hedhja e shortit do të bëhet në orën 11:00.

Janë kualifikuar Skënderbeu, Flamurtari, Kukësi dhe Laçi, që do të luftojnë fort për trofeun, që sjell edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Janë skuadrat që kryesojnë në kampionat aktualisht, por sigurisht që e duan edhe këtë trofe./Vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments